", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Ava Max kujton verën dhe rrit temperaturat në rrjet

Për artisten me origjinë shqiptare dhe me famë ndërkombëtare, Ava Max, ky vit nuk mund të ishte më i sukseshëm.

Ajo publikoi këtë vit albumin “Heaven and Hell”, i cili është albumi i tretë më i dëgjuar i vitit në Spotify në kategorinë e artisteve femra.

Gjithashtu këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Dhe me sa duket, Ava është bërë nostalgjike për verën, pasi ajo së fundmi ka ndarë me ndjekësit një foto nga pushimet, ku ajo shfaqet mjaft provokuese, me një kostum banjoje ‘Burberry’, ndërsa mban syze dielli në kokë.

“Duke pretenduar se është vera 2012”, shkruan Ava Max krah fotografisë, duke treguar kështu se ndjen mall për muajt e verës të këtij viti.

Të shumta ishin komentet dhe komplimentet që mori këngëtarja pas publikimit të kësaj fotoje.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AVA MAX (@avamax)