Sondazhi i censuruar/ ‘Rama dilte humbës në çdo kombinim’

Këto ditë po flitet shumë në median sociale për një sondazh të paralajmëruar nga ABC News, por që më pas nuk u transmetua.

Sipas shumë spekulimeve online, sondazhi nxirrte fituese opozitën, ndaj u censurua. Për më tepër, ai duhej të publikohej në të njëjtin televizion ku gazetari pranë Edi Ramës, Baton Haxhiu, kishte publikuar një sondazh personal për fitoren e Ramës.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, “Edvini me censurimin e sondazhit kapet si i mbyturi në fijen e barit!”

“Urrejtja e fuqishme mbarëpopullore ndaj Edvin Hajdutit dhe regjimit të tij pasqyrohet tashmë kudo në sheshe, rrugë, shkolla, klasa, ndeshje sportive, dyqane, pube, spitale.

Ajo pasqyrohet ne ekranet televizive, mediat sociale, statuset, postimet, videot, memet në të cilat ai paraqitet si personi më negativ më i urryer i hapësirës mediatike dhe asaj virtuale.

ERTV-ët e Arben dhe Karlo Malavitës, Ymer Çorapes dhe Tualeti i Kol Ballës për shkak të lëpirjes që i bëjnë figurës së tij nga mëngjesi deri në darke 24/7 thirren tani rëndom ansambli “neveria”, kurse pronaret e tyre ansambli “lëpirja”.

Një sondazh i porositur tek kompania izraelite me serioze dhe i bazuar në teknikën më të saktë, atë të “in depth interview” e nxjerr Edvinin në çdo kombinim dhe çdo variant absolutisht të pashprese dhe 100% të humbur.

Në të gjitha kombinimet e mundshme, Opozita e Bashkuar merr në zgjedhjet e ardhshme nga 10 gjer në 13 deputetë më shumë se Edvini dhe narkoqeveria.

Ky sondazh ishte paralajmëruar me një spot për orën që do të transmetohej nga ABC News. Por Edvini njëlloj si i mbyturi që për të shpetuar kapet edhe në një fije bari, në një akt censure staliniste në një kohe kur publiku kishte ngulur sytë tek ekrani për të ndjekur rezultatet e sondazhit, transmetimi i tij si kurrë ndonjëherë në 30 vite, u anulua," shkruan Berisha.