Postoi trupin e zhveshur të një femre/ Këngëtarja humb mijëra ndjekës në Instagram, por as nuk i intereson fare

Këngëtarja e njohur, Billie Eilish, realizoi sfidën “Post a picture of” në Instagram të hënën, dhe shkaktoi mjaft bujë me ato që na shfaqi. Kur një fanse i kërkoi fitueses së 10 Grammy-ve të ndante një foto të “një vizatimi për të cilin ajo ishte me të vërtetë krenar”, ajo ndau një foto nga fletorja e saj ku kishte vizatuar  gjokse dhe të pasme dhe disa gjarpërinj.

19-vjeçarja humbi në mënyrë tronditëse 100 mijë ndjekës pas postimit në Instagram të vizatimeve që shfaqnin trupin e një femre të zhveshur që ajo i kishte bërë vetë.

“Ndoshta mua më pëlqejnë shumë gjokset!”. Dhe ndërsa vetë Billie iu dukë ky veprim për të qeshur, mijëra ndjekësve të saj jo. Pas një ore, një përdorues i Twitter vuri re se ylli në të vërtetë humbi rreth 100,000 ndjekës – nga 73 milion në 72.9 milion.

Por për Billie kjo nuk ka rëndësi, pais nuk i intereson fare që ka humbur ndjekësit e saj.

Kjo nuk është hera e parë që artistja u tërheq vëmendje ndjekësve të saj. Vetëm javën e kaluar, ajo paralajmëroi fansat që të ndalonin së talluri me highlights e saj ngjyrë neon, përndryshe ajo nuk do të publikonte albumin e saj të ardhshëm.