ASH: Mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj virusit

Akademia e Shkencave në vend ka kryer një studim mbi imunizimin e popullatës ndaj virusit COVID-19.

Imunologu Genc Sulçebe, ka prezantuar këtë studim, ku nënvizon se 50% e qytetareve në kryeqytet tashmë kanë fituar imunitet ndaj virusit.

Sipas tij, shumica e qytetarëve në Tiranë që e kanë kaluar Covid 19 janë asimptomatikë, e megjithatë kanë arritur që të krijojnë antitrupa, duke u bërë në këtë mënyrë imun.

“Në fund të 2020 mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit. Përparësi që të vaksinohen kanq ata që nuk e kanë kaluar infeksionin. Sepse janë më të brishtë. Të tjerët kanë anti-trupa”, tha mjeku Genc Sulçebe.

dërkohë që sipas të dhënave në të gjithë vendin mbetet ende e ulët përqindja e personave që e kanë kaluar Covid.

Tirana ka numrin më të lartë të personave që e kanë kaluar Covid, ndërsa në rang vendi llogaritet që 25% e qytetarëve janë ekspozuar ndaj virusit.