Kallashnikov me shtatë karikatore gati, arrestohet krutani 54 vjeçar

Policia e Krujës ka arrestuar shtetasin me inicialet S.Sh 54-vjeç, pasi nga kontrolli i kryer në banesën e tij iu gjet municion luftarak. Sipas informacioneve, bëhet e ditur se 54-vjeçari banues në fshatin Zezë të Krujës mbante  armë të fshehura në shtëpi.

Gjatë kontrollit të kryer nga forcat blu, 54-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip automatik, 7 krehra dhe 173 fishekë.

Të gjitha municionet luftarake të sekuestruara në cilësinë e provës materiale nga policia do t’i dërgohen prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ja njoftimi i plotë:

Krujë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 7 krehra dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. Sh., kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 7 krehra dhe 173 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.