Rastet me virus në Wuhan mund të kenë qenë 10 herë më të larta

Numri i rasteve të koronavirusit në qytetin ku u zbulua për herë të parë mund të ketë qenë 10 herë më i lartë sesa thonë shifrat zyrtare, sipas një studimi të autoriteteve shëndetësore kineze në Wuhan.

Rreth 4.4 përqind e 11 milionë banorëve të qytetit kishin zhvilluar antitrupa kundër patogjenit që shkakton Covid-19 deri në prill, thoshte raporti nga Qendra Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Kjo lidhet me rreth 480,000 infeksione në Wuhan deri në prill, gati 10 herë më shumë se numri zyrtar i deritanishëm pre 50 mijë rastesh në këtë qytet.

Kina është përballur me një breshëri kritikash brenda dhe jashtë vendit për trajtimin fillestar të virusit, duke përfshirë përpjekjet për të heshtur sinjalizuesit dhe duke mos raportuar asnjë rast për ditë të tëra në fillim të janarit në kulmin e konsultimeve politike të nivelit të lartë.

Të hënën, gazetarja aktiviste Zhang Zhan u burgos për katër vjet për raportimin që bëri për situatën brenda në Wuhan gjatë kulmit të shpërthimit.

Mospërputhja e zbuluar nga të dhënat e CDC mund të "tregojë për nënraportim të mundshëm për shkak të kaosit në fund të janarit dhe fillim të shkurtit, kur një numër i madh njerëzish nuk u testuan ose nuk u testuan saktëpër Covid-19", tha Huang Yanzhong, një zyrtar i lartë për shëndetin global në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë (CFR), tha për AFP.

Këshilli shtoi se vetëm 0.44 përqind e popullsisë në provincën Hubei jashtë Wuhan, shfaqën antitrupa për virusin, duke sugjeruar që bllokimi 77-ditor i qytetit mund të ketë ndihmuar në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Gjetjet e sondazhit të më shumë se 34,000 njerëzve në të gjithë vendin të kryer në prill u publikuan vetëm të hënën në mbrëmje.

Kina nuk përfshin raste asimptomatike në numërimin e saj zyrtar, gjë që mund të shpjegojë gjithashtu mospërputhjen midis rasteve totale të konfirmuara dhe numrit aktual të infektuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit në vend qëndron në 87,027 raste dhe 4,634 vdekje, sipas të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të mërkurën.

Kina e ka frenuar kryesisht virusin në territorin e saj dhe është e vetmja ekonomi e madhe që raportoi rritje ekonomike pozitive këtë vit pasi u hoqën kufizimet për bizneset dhe udhëtimet e brendshme.

Edhe në Wuhan "norma nuk është aq e lartë sa ajo në qytetin e Nju Jorkut (23 përqind deri në shtator), gjë që mund të sugjerojë që përpjekjet e qeverisë (kineze) për ndalimin ishin të shpejta dhe efektive", tha Huang.

Zyrtarët kinezë gjithashtu kanë nxituar për të testuar dhjetëra miliona njerëz për të mbyllur shpërthimet e vogla.