`Të shohim kur do vdesësh`/ Infermierja që u vaksinua e para në Itali, kundërpërgjigjet

“Nuk prisja kaq shumë urrejtje, helm dhe zemërim, por do ta bëja sërish vaksinën, do ta bëja për kolegët e mi që vdiqën për të ndihmuar të tjerët, për të gjithë ata që jeta iu ndërpre nga COVID”.

Këto janë fjalët e Claudia Alivernini, infermierja 29-vjeçare nga Roma, e cila ishtë ndër të parat që u vaksinua kundër COVID.
Ajo u kërcënua dhe u sulmua nga persona që janë kundër vaksinës antiCOVID, duke i thënë: “Dhe tani le të shohim kur do të vdesësh”
Pas ofendimeve, drejtori mjekësor i Spallanzani Francesco Vaia donte të takonte 29-vjeçaren, për ta inkurajuar atë.

“Unë u takova me Claudian për ta inkurajuar atë pas lajmeve të rreme dhe sulmeve që shpërthyen ndaj saj. Claudia është mirë, si të gjithë të tjerët të vaksinuar, ajo bindet gjithnjë e më shumë për zgjedhjen e saj: një akt dashurie për veten, për njerëzit e saj të dashur, për pacientët, për vendin”, deklaroi ai.