Pas miratimit të vaksinës së dytë, ja kur pritet që Britania e Madhe ti kthehet jetës normale

E mërkurë , 30 dhjetor, Britania e Madhe miratoi për përdorim dhe vaksinën e dytë kundër COVID-19 atë të AstraZenecës.

Miratimi, nga rregullatori i ilaçeve, do të thotë që vaksina është sa e sigurt, ashtu edhe efektive.

Gjithashtu Britania ka porositur 100 milion doza nga prodhuesi AstraZeneca të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz.

Dhe pas këtij lajmi Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e bashkuar Matt Honcock ka dhënë një intervistë për BBC Radio 4.

Sipas Honcock nuk ka një objektiv sesa njerëz do të vaksinohen në javë por shpreson se në pranverën e vitit 2021 mund Britania mund ti kthehet jetës normale.

‘Ajo që unë mund t’ju them është se më parë kam shpresuar që mund të jemi jashtë kësaj deri në pranverë, tani kam marrë një shkallë shumë të lartë besimi se mund të jemi jashtë kësaj deri në pranverë’.

Sidoqoftë ai pranoi se kujdesi intesiv aktualisht po përballet me presione të mëdha dhe ai tha se vaksina:

' Nuk na heq javët më të vërtetë të vështira të dimrit që kemi patur der më tani’.

Ai i'u  bëri thirrje të gjithëve të mbajnë nervat duke ditur që vaksina po vjen dhe normaliteti do të kthehet më shpejt sesa ishte parashikuar.