Amerika Latine/ Argjentina legalizon abortin

 

Argjentina është bërë shteti më i madh i Amerikës Latine që legalizon abortin. Ky ndryshim historik erdhi me 38 vota pro dhe 29 kundër në Kongres.

Sipas ligjit të ri, aborti lejohet në 14 javët e para të shtatzënisë. Ligji u miratua më herët këtë muaj në dhomën e ulët, pasi u dërgua në Kongres nga presidenti majtist, Alberto Fernandez, shkruan The Guardian

“Është një Argjentinë hipokrite që e mohon abortin, njësoj siç e mohonte homoseksualitetin”, tha Fernandez para votimit, duke e quajtur abortin “problem të shëndetit publik”, jo çështje të policisë.

Ai shtoi se që nga rikthimi i demokracisë më 1983, mbi 3.000 gra kanë vdekur si rezultat i aborteve të pasigurta dhe të fshehta në Argjentinë.

Argjentina u bë vetëm shteti i tretë në Amerikën Jugore që e lejon abortin pas Uruguajit më 2012 dhe Guajanës më 1995. Aborti lejohet që nga viti 1965 edhe në Kubë dhe në dy rajone të Meksikës.