Katër shenjat e horoskopit që nuk e duan martesën

Dashi

Njerëzit që i përkasin shenjës së dashit, njihen për natyrën e tyre plot aventura.

Pas një lidhjeje të gjatë, personat e shenjës së dashit e kanë të vështirë të vendosin nëse do të martohen.

Për ta martesa është një ide e largët dhe janë të pavendosur në lidhje me të.

Binjakët

Një nga gjërat më të mira që ka një binjak është aftësia për të komunikuar mirë me të tjerët.

Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë.

Nëse bëhet fjalë për një lidhje, binjakët janë shumë dakord, ndërsa për martesë nuk mendojnë njësoj.

Nëse një binjakë e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare.

Shigjetari

Shigjetari është shenja më e lumtur e horoskopit kur është beqarë dhe në shoqërinë e miqve të vet.

Sipas intv.al nuk është mirë ta shtyni drejt martesës, nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë.

Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë, por kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj.

Frikësohen se partneri do t’i marrë lirinë.

Ujori

Ujorët janë një ndër shenjat që e duan më shumë vetminë.

Është shumë e vështirë të kuptosh ndjenjat dhe mendimet e tyre.

Kur bëhet fjalë për martesën, në shumicën e rasteve një ujor largohet fare edhe nga lidhja e tyre.

Krahasuar me shenjat e tjera që bëjnë pjesë te grupi atyre që nuk e pëlqejnë idenë e martesës, ujorët janë shenja që kryesojnë./Prive