Biden kritikoi vonesën në shpërndarjen e vaksinave

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA Joe Biden kritikoi sot vonesën në shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, duke dënuar mungesën e mobilizimit të administratës së Presidentit në largim Donald Trump.

"Plani i administratës Trump për të shpërndarë vaksinat është shumë vonë," tha Biden nga shtëpia e tij në Wilmington.

Rreth 2.1 milion njerëz morën dozën e parë të vaksinës nga dy prodhues - Pfizer-BioNTek dhe Moderne, sipas të dhënave më të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ky numër është larg qëllimit të administratës Trump, e cila premtoi se rreth 20 milion njerëz do të vaksinohen deri në fund të vitit.