Kroacia s'gjen qetësi: Dy tërmete 4,7 dhe 4.8 ballë goditën edhe mëngjesin e së mërkurës

Dy tërmete të tjerë goditën Kroacinë të mërkurën në mëngjes, i pari me madhësi 4.7 dhe i dyti 4.8 i shkallës Rihter, me epiqendër në zonën e Petrinja.

Goditja e parë qe në orën 6.15 të mëngjesit dhe e dyta pak më vonë, i tregoi Radios Kroate, shefja e Sizmologjisë, Ines Ivancic.

Ajo tha se toka "do të lëkundet për një kohë të gjatë. Tërmeti i së martës ishte shkatërrues dhe sigurisht do të pasohet nga një seri e gjatë të tërmetesh, duke përfshirë, me siguri, edhe më të fortë. ”

Ivançiç tha se lëkundjet më të dobëta si ato sot me siguri do të ndikonin në ndërtesat në Petrinja dhe Sisak të cilat u dëmtuan në tërmetin 6.2  ballë të së martës, i cili ka marrë shtatë jetë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha.

Ivançiç tha se Petrinja u godit nga "një numër i madh" tërmetesh më të vegjël që nga e hëna. Toka dridhet pothuajse çdo minutë, tha ajo, duke përfshirë të paktën 25 deri në 30 dridhje me madhësi mbi 3 ballë të shkallës Rihter.