Qëlluan me kallashnikov në ajër, në pranga dy të rinjtë në Lezhë

Qëlluan me kallashnikov në ajër, në pranga dy të rinjtë në Lezhë.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gajushi”, si rezultat i të cilit u bë kapja e arrestimi i personave të dyshuar:

-R. H., 19 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Ja njoftimi I plotë:

Lezhë

Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen në kohë reale nga Policia.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gajushi”, vihen në pranga 2 autorët.

Sekuestrohen dy armë zjarri (një automatik dhe një pistoletë) dhe fitil zjarrpërcjellës.

Shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Gajush, Lezhë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë i mundur identifikimi në kohë reale i 2 shtetasve që kishin qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gajushi”, si rezultat i të cilit u bë kapja e arrestimi i personave të dyshuar:

-R. H., 19 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. H. dhe ambientit përreth saj, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit S. H., ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.