Interi arrin marrëveshje me Cagliarin për Nainggolan

Nainggolan te Cagliari, për aktin aktin e tretë. Pas mungesës së marrëveshjes verën e kaluar, klubi ishullor ka këmbëngulur sërish, duke marrë “OK” nga Interi për huazimin e futbollistit deri në qershor.

Sikurse raporton “Sky Sport”, presidenti Giulini ka vendosur të bëjë një goditje të rëndësishme pas dëmtimit të rëndë të gjurit të pësuar nga Rog, i cili rrezikon të qëndrojë jashtë për disa muaj.

Për më tepër, Nainggolan është një lojtar që ka punuar me trajnerin Di Francesco, kur të dy ishin pjesë e Romës.

Tek Interi, megjithatë, belgu nuk ka arritur kurrë ta bindë Conten dhe në javët e fundit, edhe për shkak të një problemi të muskujve, as nuk është grumbulluar nga trajneri zikaltër.

Pa dyshim, vullneti i Nainggolanit e favorizon transferimin. Muajt e ardhshëm, klubi i Sardenjës do të duhet të gjejë një marrëveshje me Interin për blerjen përfundimtare të Ninjas.