Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, sot në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, do të vizitojë sot Kosovën, ku do të vizitojë edhe trupat italiane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Me këtë rast ministri italian do të pritet në takim nga homologia Meliza Haradinaj-Stublla.

Takimi do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në ora 11:10.