Bujar Asqeriu: Unë e urrej hajdutërinë. Nuk e bësoja që Teatri do të …..

I ftuar në ‘A-Show’ në Syri Tv me gazetarin Adi Krasta, aktori i njohur Bujar Asqeriu, ndërsa ka folur për jetën e tij artistike, i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes përse ai është një njeri kaq i dashur për kolegët

‘Dy aktorët që i kam idhuj janë Gian Maria Volonté, që kam adhuruar që në fëmijëri dhe Jack Nicholson.

Muharrem Fejza për mua ishte një burrë shumë i fisëm, por kërkues deri në detaje.

Edhe sot e kësaj dite mësoj nga kolegët.

E kam admiruar shumë Kadri Roshin.

Asnjëherë nuk kam menduar se jam njeri i famshëm, jam njeri modest.

Nuk kam trokitur në derën e asnjë regjisori për të marrë një rol. 

Vlora ka qenë një qytet me tradita të jashtëzakonshme, me emblemën e lirisë, detin.

Nëna ime vdiq në moshë të re dhe nuk arrita ta njoh aq mirë sa babain.

Teatri që lindi para 3 mijë vitesh nuk mund ta varrosë asnjë lloj sistemi, mendjeje, sepse do të ekzistojë sa të jetë njerëzimi,

E dua dhe do ta dua profesionin tim.

Nuk më ka shkuar asnjëherë në mendje se teatri dhe kinemaja do të shkatërrohej edhe pas ndryshimeve të mëdha.

Jeta, jo vetëm për mua, nuk ëshët kaq e lehtë.

Por unë në tërë jetën time, ndoshta rrethanat, ndoshta mënyrat si u rrita, unë kam dhënë dashuri dhe respekt për këdo.

Pavarësisht se si mund të jetë një njeri, unë nuk di të mbaj mëri.

Unë urrej padrejtësinë. Unë urrej mungesën e lirisë. Unë urrej hajdutërinë. Unë urrej gënjeshtrën.

Këto kam unë. Ndërsa njeriun e dua.

Kolegët i kam dashur edhe i dua

Edhe sot që luajta te Klani me ata çuna për festën e Vitit të Ri, në fund i mora në qafë dhe u dhashë dashuri dhe respekt.

Siç më jepte Sandër Prosi, Kadri, Roshi, unë atyre dua t’u ngjaj.’