Valdrin Sahiti: Në Kosovë ndihma qesharake për pandeminë, populli nuk proteston

Stilisti kosovar, Valdrin Sahiti, në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Shoë me gazetarin Adi Krasta ka komentuar edhe disa nga qëndrimet e tij të fundit në lidhje me situatën në Kosovë.

‘Do të shoh edhe fushatën e fundit dhe do të votoj për njeriun që do i japë një zgjidhje kësaj shoqërie kaq të emancipuar.

Jam i revoltuar ndaj fyerjes së inteligjencës së atyre që janë të shkolluar dhe jetojnë në këtë vend.

Në Kosovë janë dhënë ndihma qesharake për pandeminë. Prap populli mbijeton dhe nuk proteston

Sado mundohemi të jemi larg politikës, ajo është rreth nesh.

Trazirat në Kosovë e kanë bërë qytetarin të ndihet i pasigurt dhe jo i dëshiruar në vend të vet’