VIDEO/ Messi i dëshpëruar me barazimin e Barcelonës ndaj Eibar, shihni veprimin e tij

Barcelona e mbyll keq vitin 2020.

Pa Lionel Messin në fushë, katalanasit nuk morën më shumë se një barazim 1-1 me Eibar në “Camp Nou”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në La Liga.

Messi, i cili nuk mundi të luante në këtë takim për shkak të një dëmtimi, e ndoqi ndeshjen nga tribuna. “Pleshti” nuk mundi ta fshihte zhgënjimin që kishte, pas barazimit të skuadrës së tij ndaj një ekipi që lufton për mbijetesë.

Menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit të takimit, Leo tund kokën në mënyrë zhgënjyese dhe largohet nga stadiumi.