Mimi Kodheli: Nuk ka marrëveshje me Greqinë, do e fitojmë gjyqin në Hagë

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me ‘A-Show’ me gazetarin Adi Krasta në Syri Tv, ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka folur edhe për një nga çështjet më të debatuara të ditëve të fundit, atë të detit. Kodheli u shpreh e bindur që Shqipëria do e fitojë betejën me Greqinë në Gjykatën e Hagës.

‘E para më lejo të të them që nuk ka ende një marrëveshje, sepse marrëveshja që ishte u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2009. Ishte po ajo marrëbeshje qe në ishim kundër.

Sot nuk ka një marrëveshje, sepse që të ketë një marrëveshje duhet të ketë disa oferta.

Duhet të ketë negociata që fillojnë me një grup eskpertësh, duhet të fillojnë me negociata politike, dhe negociatat politike të bëhen kur përcaktohet një strukturë sipas ligjeve respektive të cilët të lejohen nga pozicione të caktuara që të mund jenë përfaqësuesit e Shqipërisë në këto negociata.

Para duhet të ketë një autorizim nga Presidenti i Republikës, që mund të autorizojë ministrin e Jashtëm për të hyrë në negociata.

Sot që flasin nuk ka marrëveshje.

Shqipëria ka vullnetin e mirë politik me qeverinë që ka sot për ta finalizuar këtë marrëvëshje në favor të Shqipërisë.’