Aksident i rëndë/ Makina merr përpara tufën e deleve bashkë me bariun në Lezhë

Mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë.

Aksidenti ndodhi në rrugën e fshatit Kallmet, ku një mjet tip “Ford” ka aksidentuar këmbësorin, e identifikuar si Filip Gega, banues në Kallmet dhe disa dele.

Menjëherë i dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal Lezhë dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.