‘OFL-ja për të qarë e për të qeshur’/ Alibeaj: Rama peng i trafikantëve! Ka blerë pushtetin me paratë e krimit

Ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, ironizur punën e OFL-së, duke u shprehur se është bërë për të qarë e për të qeshur.

Në postimin e tij në Facebook, Alibeaj ka akuzuar Ramën se është peng i krimit dhe se me paratë e tyre ka blerë pushtetin.

Sipas tij, ‘vendit i duhet një kryeministër që nuk është peng i krimit, për t’i dhënë fund spektaklit të dështuar dhe për të luftuar krimin, siç bëmë kur hoqëm vizat me BE’.

Postimi i plotë i Enkelejd Alibeajt:

Kjo puna e OFL-së është bërë për të qarë e për të qeshur.

Shqiptarët kanë mësuar këto 7 vjet se nuk mund të luftohet krimi i organizuar, kur kryeministri ka aleat në qeveri trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

Lufta kundër krimit të organizuar është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës, sepse paratë e krimit janë përdorur për të blerë pushtetin e kryeministrit.

Pengmarrja e Edi Ramës nga krimi është një nga arsyet pse sot nuk kemi hapur negociatat me BE.

Vendit i duhet një kryeministër që nuk është peng i krimit, për t’i dhënë fund spektaklit të dështuar dhe për të luftuar krimin, siç bëmë kur hoqëm vizat me BE.