VIDEO/ Fantastik! Shqiptari realizon supergol në Premier League

Futbollisti shqiptar i cili aktivizohet me Maqedoninë e Veriut, Ezgjan Alioski ka shënuar një supergol me Lidsin e tij që ka shpartalluar 0-5 Uest Bromuiç Albion në transfertë.

Sulmuesi 28-vjeçar ka goditur fuqishëm një top nga afërsia e zonës, duke e dërguar në cep të portës, ku portieri kundërshtar nuk mundi dot t’a priste.

Alioski deri më tani është aktivizuar në total në kampionat 14 sfida duke shënuar 2 gola.