Boiken Abazi: Rama avokat mbrojtës i Greqisë, PS po shkel të njëjtat nene të Kushtetutës

Në një intervistë për ‘A-Show’ me gazetarin Adi Krasta, drejtuesi I Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, duke komentuar debatin për shtrirjen me 12 milje të Greqisë në ujërat shqiptare, tha se Rama po fsheh negociatatat me Greqinë.

‘Nuk kemi dëgjuar asnjëherë përfaqësuesit e shtetit shqiptar të tregojnë të drejtat e Shqipërisë, i kemi parë vetëm në rolin e avokatit të Greqisë

Aneksi 5 i Konventës mbi të Drejtën e Detit i jep mundësinë Shqipërisë, që të çojë çështjen në Gjykatë Ndërkombëtare, do apo jo Greqia

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 ka qenë një vendim i drejtë, ka mbrojtur interesat e Shqipërisë

Duket sikur po përsëritet historia, PS-ja po shkel të njëjtat nene të Kushtetutës, sot ne nuk kemi asnjë informacion

Rama nuk ka shpjeguar ende se çfarë ka ndodhur në negociatat me Greqinë, po flet vetëm të drejtat e palës greke

Çuarja e çështjes së detit në Hagë është problematike, sepse nuk dimë ende të gjitha pretendimet e dokumentet e Greqisë

Pala greke e ka bërë të qartë që në Hagë do të shtohen vetëm çështjet e zonave ekonomike, jo çështjet e territorit

Greqia po synon afrimin te kanali i Otrantos, një pozicion gjeostrategjik shumë i rëndësishëm’