Tenistja 19-vjeçare pozon nudo për të fituar para

Angelina Graovac është një nga talentet e tenisit në Australi.

Mësohet se 19 vjeçarja për të investuar për karrierën e saj, ka zgjedhur një rrugë jo të përshtatshme për njerëzit normalë.

Ajo ka hapur një adresë në Only Fans (faqe me përmbajtje kryesisht pornografike) dhe mësohet se shet foto nudo.

Në rrjetet sociale kanë nisur kritikat ndaj saj. Nuk dihet sesa ajo i ka shitur fotot e saj, por dihet që ajo siguronte vetëm 3500 dollarë në muaj nga tenisi dhe duket se e ka pasur të domosdoshme për të shtuar të ardhurat e saj.

E kontaktuar nga Daily Mail, Graovac nuk dha asnjë përgjigje në lidhje me lajmin dhe mbylli të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale.