Nëna e Sindit në Përputhen: Vajza gjykohet që s’ka pasur marrëdhënie me një djalë

Pjesë e “Për’puthen” ditën e sotme ishte nëna e një prej konkurrenteve më të komentuara të këtij sezoni, Sindit.

Enkeleda tregon se si e ka përjetuar dëshirën e Sindit për të qenë pjesë e “Për’puthen”.

Sindi kishte një pauzë në jetën e vet, sepse universiteti bëhej online dhe duke parë tha a të aplikoj tek “Përputhen”?  I thamë dhe babit dhe tha: “po mirë, çfarë emisioni është”, dhe i tha: “po ti babi e ndjen se do e përballosh”. “Babi s’të ka pas asnjëherë merak, do e përballosh, nëse ke dëshirë të shkosh, shko”.

Për hir të vërtetës, Shqipëria, jemi familje patriarkale, ndikohemi shumë. Ne si familje ndikohemi. Sindi e përballoi më tepër se ç’duhet, pati një rënie drastike në peshë, por ne e mbështetëm shumë.

Që Sindi gjykohet se nuk ka pasur marrëdhënie me një djalë, nuk arrij dot ta kuptoj, është thjesht 22 vjeçe dhe nuk ka gjetur njeriun e duhur. Çfarë ka këtu për të thënë që nuk di çfarë të flas me një të virgjër.