Arben Braçe: Është shkelur sovraniteti. Tronditëse që qeveria Rama bën avokatin mbrojtës të Greqisë

Në një intervistë për A-Show me gazetarin Adi Krasta në Syri Tv, eksperti i marrëdhënies ndërkombërtare Arben Braçe e cilësoi shtrirjen e Greqisë në 12 milje detare në ujërat territoriale shqiptare dhe indiferencën e palës shqiptare e cila është në mungesë të plotë transparence si një shkelje të hapur të sovranitetit të Shqipërisë.   

‘Kjo është çështje sovraniteti, Dhe unë e quaj një sovranitet të shkelur.

Përpos ngjarjes ku ne jemi përpara një sovraniteti të shkelur tanimë, më revolton indiferenca e qeverisë shqiptare dhe qëndrimi në pozicionin e avokatit mbrojtës të palës kundërshtare, që në këtë rast është Greqia.

Gjithsekush bën politikën e tij personale, prandaj ka instrumentat politikë, diplomatikë dhe hapat duhet të jenë shumë precize.

Duhet një maturi shumë e madhe nga Ministria e Jashtme, dhe nuk duhet që këtë ministry ta kthejnë një një kurs trajnimi për vogëlushë.

Për ti paraprirë bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, unë këtë e quaj nga qindra gabimet e qeverisë Rama, e quaj një nga gabimet më të mira.

Por jo ta kthejmë Minisrinë e Jashtme një një ministri për studentë që sapo kanë mbaruar shkollën.

Në rastin konkret është e vështirë të flasësh pa pasur dokumenta përpara dhe në mungesë të plotë transparence.

Pala greke punon për interesat e saj.

Çështja e kombit është një plebishit i përdirtsëhm

Ti i fiton zgjedhjet sot, por pas 4 vitesh i ke humbur 400 herë nëse qeveris keq

Nëse elita e Kombit është kundra kësaj marrëveshje  nuk mund të shkosh me kokëfortësi përpara.’