Gjesti fisnik i Lovren, lëshon hotelin e tij për kroatët e pastrehë nga tërmeti

‘Ylli’ kroat, Dejan Lovren ka bërë një gjest fantastik pas tërmetit qw tronditi vendlindjen e tij.

Ish-ylli i Liverpoolit, aktualisht futbollist i Zeniti ka lëshuar hotelin e tij për të pastrehët në Kroaci.

Hoteli luksoz i Lovren që ndodhen në ishullin kroat Pag ka 17 dhoma apartamentesh dhe është një nga më luksozët në këtë zonë. Pas lajmërimit të Lovren për ofrimin e hotelit të tij, menjëherë janë lajmëruar 16 familje të pastreha që do zhvendosen menjëherë atje.