VIDEO/ Deputeti shqiptar përplaset me Ivica Daçiç në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi, deputet shqiptar në parlamentin e Serbisë është përplasur sërish sot me kryetarin e Kuvendit, Ivica Daçiç si edhe me ministren e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviq dhe me shefin e Grupit Parlamentar të SNS-së, Aleksandar Martinoviq.

Kamberi ka publikuar replikat që ka bërë gjatë kësaj seance, nëpërmjet një video.

Ivica Dacic: Zoti Kamberi keni të drejtën e replikës.

Aleksandar Martinovic: Ju duhen 6 minuta tani për replikë.

Kamberi-Jo 4 minuta, ose 3 më mirë 3 minuta më mjafton.

Ivica Dacic: Ok 3.

Kamberi: Dua të reagoj për atë çfarë tha në fund ministrja Joksimovic. Pjesmarrja ime këtu është provë e demokracisë. Pjesmarrja ime këtu është angazhimi në zgjedhjet parlamentare të këtij shteti dhe pjesëmarrjes së partisë sime në këto zgjedhje. Demokracia në Serbi nuk më dhuroi mandatin tim pasi ky mandat u përket zgjedhësve të mi dhe subjektit tim politik. Pra nuk është dhuratë që u është dhënë pakicave kombëtare.

Nëse liria e të shprehurit dhe fjala e lirë në parlament matet si shenjë e demokracisë në një shtet, atëherë mendoj se ndodhemi para një problemi serioz. Është problem serioz i demokracië o zonjë. Përherë thua që deputeti është i lirë të flasë. Po përse unë nuk kam të drejtë kështu? Cili nen nga kjo kushtetutë ndalon të flasë lirshëm siç mendon këdo deputet nga cilado parti qoftë apo grupim politik? A është kjo demokracia që më dhuroni ju?

Mua juve nuk më keni dhuruar asgjë. Unë kam fituar mandatin tim në zgjedhje dhe përfaqësoj qytetarët të cilët më zgjodhën. Përsa i përket Komunës së Bujanovcit duhet më shumë kohë për të biseduar. Harruat të përmendnit Komunën e Medvegjës ku shqiptarët totalisht janë dëbuar nga institucionet e pushtetit vendor. Mendoj se nuk keni punuar mjaftueshëm për serbët në Bujanovac sesa në 18 vite kur ata kanë qenë pjesë e pushtetit vendor.

Dua të theksoj një fakt ku për disa ditë tabloidët tuaj më kanë kryqëzuar sepse gjoja nuk kam qëndruar në Hotel “NAIS” (afër Nishit) duke negociuar citoj me “mashtruesin” Toncev (ky i fundit pronari i këtij hoteli luksoz) për përfshirjen e SPS (Partia Socialiste e Serbisë) në qeveri. Pra nuk e keni për serbët. Përse nuk e thoni haptazi, pra thuajeni hapur këtë. Dhe unë nga fjalimi i tij kam cituar atë çfarë ka raportuar Komisioni Europian për procesin e eurointegrimit.