", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Tërmeti shkund edhe parlamentin slloven, deputeti ndërpret fjalimin e ikin të gjithë nga salla

Tërmeti magnitudë 6.3 të shkallës rihter, që ra këtë të martë në Kroaci, u ndie edhe në Slloveninë fqinje. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur lëkundjet ndërpresin punimet në sallën e parlamentit atje, ndërsa deputetët lënë vendet dhe shihen teksa largohen.

Për arsye sigure, Sllovenia ka mbyllur edhe një impiant bërthamor në vend. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 42 kilometra në juglindje të Zagrebit.

Vetëm një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 4,9 rihter u regjistrua në Kroaci, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa.