Rekord vaksinimi/ Ky shtet do dalë i pari nga pandemia

Izraeli mund të bëhet shteti i parë në botë që del nga pandemia.

Sipas gazetës gjermane, BILD, ky shtet po vaksinon me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Deri të hënën mendohet se janë vaksinuar së paku 500 mijë persona.

Ritmi me të cilin po ecën vaksinimi është plot 100 mijë persona në ditë.

Autoritetet kanë konfirmuar se vaksinat nuk do të mbarojnë, ndryshe nga sa kishin shkruar mediat.

Deri më tani, Izraeli ka vaksinuar 3 persona në 100, duke mbajtur vendin e parë në botë. Më pas vjen Bahreini dhe më pas Britania e Madhe. Pas tyre është SHBA dhe Rusia.

Shteti me mbi 9 mln banorë mund të përmbyllë shumë shpejt procesin e imunitetit të tufës. Deri më tani nuk janë raportuar probleme në procesin e vaksinimit.