SHBA fillon vaksinimin anti-Covid tek trupat në Korenë e Jugut

Shtetet e Bashkuara filluan të martën një fushatë vaksinimi kundër koronavirusit për trupat e tyre të stacionuara në Korenë e Jugut , ndërkohë që një valë e tretë e virusit në Korenë e Jugut regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë.

Forca amerikane në Kore administroi dozat fillestare të vaksinës Moderna për punonjësit e kujdesit shëndetësor ushtarak dhe civil, reaguesit e parë dhe stafin komandues nëpër objektet e saj të trajtimit mjekësor në vend, tha ajo në një deklaratë.

Uashingtoni ka rreth 28,500 trupa të vendosur në Korenë e Jugut për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër Veriut të armatosur bërthamor dhe për të mbrojtur interesat e SHBA në Azinë veri-lindore.

Midis të vaksinuarve përfshihej komandanti i Forcës, Robert Abrams, i cili u fotografua duke bërë vaksinën me një maskë dhe një bluzë të stampuar ku shkruhej “Kill the Virus".

Vaksinimi është vullnetar por shefi i ushtarakëve "fuqimisht" inkurajoi anëtarët e shërbimit amerikan për ta bërë atë.