`Froni i Perëndive` në Shqipëri, mbulohet nga dëbora e parë!

Fotografi i njohur Nuri Çumani, ka postuar ditën e sotme në faqen e tij në FB, disa fotografi nga “Froni i Perëndive” në Shqipëri i mbuluar nga dëbora e fundit.

Bëhet fjalë për Teqenë e Kulmakut e cila ndodhet në majën e Malit Tomorr rreth 2416 metra mbi nivelin e detit. Pamjet që sjell nga lart fotografi Çumani janë madhështore dhe konfirmojnë vargjet  e poetit Andon Zako Çajupi:

“Baba Tomorr kish’ e Shqipërisë

Mal i lartë i Perëndisë

Tek ti vijnë njerëzit që moti

Për të parë ç`urdhëron Zoti”.

Kurse poeti kombëtar Naim Frashëri thoshte: “Në Tomorr qëmoti, atje rrinte Zoti”