Njihuni me Eli-n, heroin 7-vjeçar që kërceu mes zjarrit për të shpëtuar motrën e tij

Eli, ëshë një djalë hero, shtatë vjeçar!

Ai, pa u menduar, u kthye në shtëpinë e tij që po digjej në Tenesi, për të shpëtuar motrën e tij 22 muajshe, pasi shtëpia e tyre mori flakë. 

Eli Davidson, u hodh përmes dritares së dhomës së gjumit, në dhomën e motrës së tij të vogël, pasi prindërit e tij nuk ishin në gjendje të futeshin nga dritarja.

Për fat të mirë, Eli arriti të kthehej jashtë me motrën e tij të vogël.

Mamaja e fëmijëve Nicole Davidson ishte zgjuar në orët e para të 9 dhjetorit me erën e tymit, i cili shpejt u përhap dhe përfshiu shtëpinë e tyre në flakë.

Nicole dhe burri i saj Chris, të cilët janë të dy ish-zjarrfikës, së pari shkuan për të marrë Eli pasi dhoma e tij ishte më afër zjarrit. 

Por Nicole dhe Chris e gjetën veten të paaftë për të arritur në kohë tek Erin.

Duke kujtuar momentin kur Eli shpëtoi motrën e tij, Chris i tha CNN :

"Tymi dhe zjarri ishin aq të dendur sa nuk mund të shkoja tek ajo. Ne dolëm jashtë për të shkuar tek ajo nga dritarja, por pamë qe dritarja nuk na nxinte.  

Kështu që unë mora Eli, i cili u fut nga drtiarja dhe arriti ta shpëtonte atë".

Chris tha se ata 'nuk mund të ishin më krenarë' për Eli.

Shtatë vjeçari Eli i tha për WVLT TV , 'Babai shkatërroi dritaren dhe pastaj unë thashë, ' nuk mund ta bëj' , isha i frikësuar, por u mendova 10 sekonda, dhe nuk doja që motra ime të vdiste', tregoi ai.

Ndërsa asnjë nga familjarët nuk u lëndua nga ky zjarr, ata, tani duhet të rindërtojnë shtëpinë e tyre 'nga e para' pasi ajo u dogj plotësisht.

Në emër të tyre, u krijua një mbledhje fondesh e cila ka mbledhur më shumë se 330,000 dollarë nga më shumë se 6,000 donacione.

Duke folur për CNN për humbjen e shtëpisë së tyre, Chris tha, 'Ne kemi humbur gjithçka që kemi pasur . E gjithë jeta jonë ishte në atë shtëpi. Tre makinat tona u dogjën gjithashtu '.

Ai vazhdoi, 'Është shkatërruese. Ne nuk kemi asgjë '.

Ndërkohë, shërbimi zjarrfikës ende nuk ka konfirmuar arsyen e zjarrit.

 

Burimi: UNILAD