Covid - 19 i merr jetën arkitektit të njohur

Covid - 19 i merr jetën arkitektit të njohur korçar Kliti Kallamata. Prej disa ditësh ai ishte prekur nga virusi por duket se nuk ka mundur dot të përballojë gjendjen e rënduar shëndetësore.

Kallamata nuk ka qenë i shtruar në spital në kryeqytet por në pavionin e hapur në Spitalin e Korçës. Mësohet së mbrëmjen e djeshme ai ka ndërruar jetë. Kallamata për shumë vite ka qenë edhe Drejtor i Monumenteve të Kulturës në Korçë.