Arrestohet shoferja 31-vjeçare nga Kruja, aksidentoi për vdekje këmbësorin

Një 31-vjeçare me iniciale M.T. është arrestuar nga policia pas një natë më parë në zonën e quajtur Qerekë, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.

Sipas policisë viktima vijon të jetë i paidentifikuar. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen M. T., 31 vjeçe, banuese në Krujë, pasi në Qerek, ka aksidentuar një shtetas këmbësor rreth 55 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.