Irani ka gati listën e zezë, ‘identifikohen’ 48 persona përgjegjës për vrasjen e komandantit Qasem Soleimani

 

Irani njofton se ka “identifikuar” 48 persona të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e komandantit të lartë Qasem Soleimani, i cili u ekzekutua në fillim të vitit 2020 në Bagdad, nga një raketë e lëshuar nga një dron amerikan.

Lajmi u dha nga Ali Bagheri, kreu i Këshillit të Lartë iranian të gjyqësorit për të drejtat e njeriut. “Janë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për t’i ndjekur penalisht këta persona,” tha magjistrati.

Gjenerali i Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani dhe shefi i milicisë Abu Mahdi al-Muhandis u ekzekutuan pasi akuzoheshin si organizatorë të dhjetëra sulmeve ndaj amerikanëve.

Pentagoni sqaroi në atë kohë se “ushtria amerikane kishte ndërmarrë veprime për të mbrojtur personelin amerikan jashtë shtetit, duke vrarë Qassem Soleimanin”.