U gjykua se ishte ulur në kutinë e vaksinës, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik kroat tregon si qëndron e vërteta

Drejtori i Insitutit Kroat të Shëndetit Publik Krunoslav Capak, të shtunën më 26 dhjetor priti dozat e para të vaksinës Pfizer herët në mëngjes, të cilat mbërriten na Kroaci në dy kuti në kamion transporti nga Belgjika.

Por një foto e Capak ulur në njërën nga kutitë të vaksinës ndezi diskutim në mediat sociale.

E nisru nga kjo foto e diskutueshme Capak dha një deklaratë ku shpjegoi se kutia ishte bosh dhe donte të tregonte etiketën me të vetmin mendim – ja ku është.

Deklarata e tij:

Si shumë qytetarë të vendit tonë, u gëzova sinqerisht për ardhjen e vaksinës së shumëpritur dhe nuk dua që një foto të linte në hije madhësinë e momentit kur dërgesa e parë e vaksinës COVID-19 më në fund mbërriti në Kroaci. Unë dhe bashkëpunëtorët e mi e mirëpritëm vaksinën në orët e para të mëngjesit, e ruajtëm atë në dhomat e parashikuara për atë qëllim dhe më pas me lehtësim të madh bëmë disa fotografi.

Në njëren prej tyre që u u bë dhe publike, u ula në një kuti në të cilën nuk kishte vaksinë në atë kohë, pro ishte ruajtur dhe unë drejtova gishtin në etiketën në kuti me të vetmin mendim: Ja më në fund arriti. Është këtu.

Më vjen keq që kjo foto është bërë më e rëndësishme në media sesa lajmi se vaksina ka mbërritur në Kroaci. Gjithashtu unë e shoh si një mundësi që njërëz që nuk kanë asgjë për të thënë për veprimet e  tyre ishte një mundësi për të reklamuar vetën e tyre.

Për hir të numrit më të madh të qytetarëve kroatë me të cilët unë ndaj lumturinë dhe kënaqësinë që morëm vaksinën, dua të theksoj se kjo foto, e cila u shfaq në mënyrë të pamerituar, nuk mbart asnjë mesazh tjetër përveç atij që unë ndjeva shumë mirë në atë kohë. Sinqerisht ju kërkoj falje të gjithë atyre lexuesve dhe qytetarëve të cilëve kjo foto dhe interpretimi i saj në media mund t’u ketë lënë përshtypje të gabuar.