COVID-19 i merr jetën radiologut në Kavajë

Edhe një humbje jete tjetër në radhët e bluzave të bardha.

Covid-19 i merr jetën radiologut, Hiqmet Musa.

Mjeku i njohur në spitalin e Kavajës, Drini Bardhi nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” shpreh ngushëllimet për humbjen e kolegut të tij.

“Të qofte dheu i lehtë kolegu i nderuar, Dr.Hiqmet Musta. Radiolog i saktë, fjalëpak, nga ata mjekë qe po i mungojnë gjithmonë e më shumë spitalit tonë. Për fat të keq virusi vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe mjekësh!Allahu na bashkoftë në xhehnet!”, shkruan mjeku Drini Bardhi.