Franca shqyrton një shterrethim të tretë kombëtar prej rritjes së infektimeve

Këshilli shëndetësor i Francës mblidhet të martën për të shqyrtuar nëse do të vendosë përsëri kufizimet e bllokimit për herë të tretë, prej shqetësimit të rritjes së rasteve me Covid-19.

Franca nuk e ka përjashtuar imponimin e një bllokimi të tretë në të gjithë vendin nëse rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten, tha Ministri i saj i Shëndetësisë të dielën, ndërsa vendi përgatitet për një rritje të mundshme pas Krishtlindjeve.

"Ne kurrë nuk do t’i përjashtojmë masat që janë të nevojshme për të mbrojtur publikun," tha Olivier Veran për Journal du Dimanche.

"Kjo nuk do të thotë që ne kemi marrë një vendim, por që ne po e shikojmë situatën orë pas ore."

Franca ka regjistruar rreth 15,000 infeksione të reja në ditë dhe të premten konfirmoi rastin e parë të një varianti të ri të koronavirusit që u shfaq kohët e fundit në Britani.