Idhulli i tij? Përgjigja e Kumbullës çudit të gjithë në Itali

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Romës, Marash Kumbulla pranoi se idhulli i tij shqiptar për futbollist është Lorik Cana.

Në pyetjet e fansave të tij në “Instagram”, 20-vjeçari u përgjigj prerazi se ish-kapiteni i kombëtares është lojtari i tij shqiptar i preferuar.

Në mediat italiane, kjo përgjigje e Kumbullës është trajtuar në mënyrë të çuditshme duke kujtuar se Cana ka luajtur për disa vite me Lacion. Që një lojtar i Romës të ketë idhull një ish-futbollist të Lacios ngjan e çuditshme në Itali.