Lampardin e pret shkarkimi, mediat britanike zbulojnë trajnerin e ri të Chelseas

Frank Lampard do të largohet nga Chelsea.

Sipas raportimeve të  Daily Mirror, drejtues të Chelseas kanë zgjedhur trajnerin e ri, Thomas Tuchelin.

Në verën e këtij viti, Chelsea shpenzoi mbi 200 milionë euro, ndërsa Roman Abramovich kishte shpresuar se do të shikonte skuadrën e tij të ngritet.

Humbja 3-1 ndaj një Arsenali që nuk kishte fituar nga muaji nëntor, ka vështirësuar gjërat për Lampardin. Barazimi 1-1 me Aton Villan në Stamford Birdge raportohet të jetë goditja e fundit dhe në orët në vazhdim anglezi do t’i paketojë gjërat.

Tuchel shihet si zëvendësues i Lampardit, pasi Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Mauricio Pochettinon dhe pritet shumë shpejtë të bëhet zyrtarizmi i tij.