Të tjera raste me ‘variantin e ri’ të Covid-19, ka qenë i pranishëm në Gjermani

Që prej muajit nëntor, varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani duket se ka qenë i pranishëm në edhe në Gjermani.

Mjekët e zbuluan atë në mostrat e një pacienti që ishte shtruar më parë në spital dhe që më vonë nuk mbijetoi dot, raportojnë mediat gjermane.

Ndërkohë specialistët në Shkollën Mjekësore të Hannoverit mundën të përcaktojnë variantin e virusit B1.1.7 në mostrat e pacientit që kishte edhe sëmundje të tjera, tha gazeta, duke cituar ministrinë rajonale të shëndetit në shtetin e Saksonisë së Ulët.

Gjetjet e para janë konfirmuar nga Spitali Charite i Berlinit.  Varianti i ri i koronavirusit, i cili është përhapur me shpejtësi në Britani, mendohet të jetë më infektues se variantet e tjera që qarkullojnë aktualisht. Nga analizat e deritanishme del se simptomat e këtij varianti nuk janë më të rënda.

Landi gjerman i Baden-Vyrtembergut tha javën e kaluar se autoritetet lokale e kishin zbuluar variantin e ri edhe tek një person i infektuar që arriti në Frankfurt nga Britania më 20 Dhjetor.

Personi u mor nga aeroporti me makinë nga anëtarët e familjes dhe është izoluar në vendbanimin e tyre.