Basha: Rama nuk ka siguruar ende vaksinën për gripin, nuk mund të sjellë vaksinën antiCovid

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kritikuar nga emisioni ‘Çim Peka Live’, mënyrën se si qeveria Rama po e menaxhon situatën e vaksinimit të popullsisë, kur jo vetëm e gjithë Evropa i ka marrë dozat e para, edhe vendet në rajon kanë filluar vaksinimin.

‘Unë kam mundësinë t’ju kërkoj partnerëve të mi politikë në shumicën e qeverive europiane tepricën e vaksinave të porositura prej tyre ta sjellin në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri në veçanti.

Kjo qeveri që nuk ka marrë akoma vaksinat për gripin, nuk mund t’ju sigurojë shqiptarëve vaksinën anti-COVID. Shumë gjëra do të ishin ndryshe nëse plani ynë i shpallur do të zbatohej.’