Raportoi përhapjen e Covid-19 në Wuhan, dënohet me 4 vjet burg gazetarja

Të hënën, gjykata kineze ka dënuar një gazetare me katër vjet burg, pasi ka raportuar nga Wuhan gjatë ditëve të para të shpërthimit të koronavirusit.

Gjykata Popullore e Zonës së Pudong në Shangai, dënoi Zhang Zhan, 37 vjeçe për “provokim të telasheve”, sipas Associated Press.

AP raporton se Zhan udhëtoi në Wuhan në shkurt për të raportuar se si shpërthimi po ndikonte në qytet.

Ren Quanniu, një nga avokatët e Zhang Zhan, shprehu shqetësim serioz për mirëqenien e saj fizike dhe mendore, duke thënë se ajo ishte shumë e dobët dhe në grevë urie. Ren tha se klienti i tij “dukej i shkatërruar” kur dënimi i saj u njoftua dhe nëna e saj qau me zë të lartë.