Pas gafës së rëndë/ Sa e rrezikshme është mbidoza e vaksinës?

Shumë njerëz mezi po e presin vaksinimin kundër koronavirusit të ri. Në vendet e BE-së ka nisur vaksinimi masiv ndaj sëmundjes së rrezikshme.

Por në Gjermani është regjistruar një ngjarje e rëndë. Tetë punonjës të shëndetësisë janë vaksinuar aksidentalisht me një dozë pesë herë më të madhe, shkruan BILD.

Tani ata po vuajnë nga simptoma të gripit, tipike për koronavirusin. Katër janë shtruar në spital.

Por sa e rrezikshme është një mbidozë e vaksinës?

Kompania që ka prodhuar vaksinën, Biontech ka nxituar menjëherë të qetësojë njerëzit. Një zëdhënëse e kompanisë iu referua eksperimenteve të bëra më dozat në rritje te vullnetarët. Në vend të dozës së zakonshme prej 30 mikrogramë, u dhanë doza prej 100 mikrogramë. Megjithatë nuk pati pasoja të rënda.

Ajo iu referua informacionit të hollësishëm që jepet për vaksinën në çdo produkt. Fjalia e parë thotë: “Ky është një flakon me shumë doza, përmbajtja e së cilës duhet të hollohet para përdorimit”.

Pavarësisht kësaj, edhe një zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani tha se ampulat përmbajnë më shumë doza vaksine.

Për shembull, në raste të caktuara në një ampulë janë gjashtë doza në vend të pesë.

Sipas dokumentit të miratuar nga BE, çdo ampulë duhet të përmbajë pesë doza vaksinë. Por disa prej tyre mund të jenë të mbushura pak më shumë.