Kërcënoi policinë se do shpërthente dyqanin, ja pse efektivët shkuan sot ta takonin të riun

Policia e Vlorës dhe FNSH neutralizuan ditën e sotme një të ri, që kërcënonte se do të hidhte në erë një bombul gazi.

Sikundër mësohet 30 vjeçari është me precedentë penalë.   

Ai ka qenë qenë i arrestuar më parë për vjedhje.

Dhe i është dhënë masë detyrim paraqitje në komisariat dhe gjykatë.

Por i riu e ka shkelur këtë gjë, kështu që dy efektivë policie kanë shkuar për ta takuar.

Në momentin që 30 vjeçari i ka pikasur ai ka nisur të konflikohet me efektivët e policisë, duke u izoluar në dyqan.

Dyshohet se i riu ka pasur probleme me shëndetin mendor, por ky është një lajm ende i pakonfirmuar.