FOTOGALERI/ Trafik i çmendur në çdo rrugë e rrugicë të Tiranës

Prej muajsh qytetarët e Tiranës nga mëngjesi deri në darkë vuajnë trafikun e çmendur nëpër rrugë e rrugica.

Për të mbaruar punë me makinë në Tiranë, duhen orë të tëra për shkak të situatës së krijuar në qarkullimin e mjeteve.

Vendimet e gabuara të bashkisë së Tiranës, që favorizojnë një numër të vogël biznesesh, bllokimi i rrugëve nga rrugët e biçikletave, ndryshimi i drejtimit për shumë rrugë të tjera, bllokimi i tyre dhe punimet e zgjatura nëpër rrugë, ka bërë që prej muajsh qyetarët të vuajnë në rrugë.

Kësaj i shtohen edhe bllokimet e përhershme të policisë kur kalon Edi Rama, apo ministrat e tij, duke bërë që radhët kilometrike të makinave të shtohen.

Prej kohësh, trafiku në Tiranë rëndohet dhe askush as nga bashkia dhe as nga institucione të tjera nuk marrin masa për të lehtësuar këtë vuajtje të përditshme të qytetarëve.

Fotot jane realizuar nga fotografi Malton Dibra i agjencise LSA.