Legjendat e kryeqytetit zbresin në fushë/ Tirana fiton turneun me Dinamon dhe Partizanin

Është luajtur ditën e sotme në ambientet e “Football Republic” në kryeqytet, turneu i ish-yjeve dhe legjendave të skuadrave të kryeqytetit, Tirana, Dinamo dhe Partizani.

U zhvilluan në total 3 ndeshje, ku skuadrat e përballën të gjitha mes tyre.

Fituesja e këtij turneu ishte Tirana, që grumbulloi 4 pikë, ndërsa Dinamo e Partizani e mbyllën me 3 pikë.

Bardheblutë triumfuan me rezultatin 4-1 ndaj Partizanit, teksa u mposhtën me penallti nga Dinamo, me ndeshjen që ishte mbyllur 2-2.

Ndërkohë Partizani mposhti Dinamon pas penalltive 10-9.

Tirana-Partizani 4-1

Markoçi 1′, Memelli 8′, 12′,13′/ Shehi 17’

Dinamo 2 – 2 Tirana (6-4 pas penalltive)

Ferraj 9′, Jupi 18′ / Patushi 22′, Bulku 24′

Partizani 1 – 1 Dinamo (10-9 pas penalltive)

Bogdani 10′, Ferraj 22′