Julian Brandt projektohet si zëvendësues i Mesut Ozil

Merkato e janarit shërben për shumë lojtarë të pakënaqur apo që duan të luajnë më shumë, që të gjejnë një ekip të ri për të treguar vlerat e tyre.

I tillë është edhe rasti i Julian Brandt, i cili ndihet mirë te Dortmundi, por nuk është titullar fiks.

Për fantazistin gjerman ka një interes konkret nga Arsenali, të cilët nëse lirohen që në janar nga Mesut Ozil dhe paga e tij stratosferike, do të hidhen në sulm për 24-vjeçarin, që vlerësohet të paktën 35 milionë euro.