VIDEO/ Prezantuesja amerikane noton me peshkaqenët, gjithçka transmetohet live

Prezantuesja e “Good Morning America”, Ginger Zee ka treguar aventurën nënujore në transmetim të drejtë për drejtë.

“Good Morning America” transmetoi drejtpërdrejt nga zhytja e Zee me peshkaqenët e Karaibeve në një anije të quajtur "Rrezja e Shpresës".

Kamera nënujore lejoi shikuesit të përjetojnë aventurën ndërsa Zee zbret në ujë me trajnerë ekspertë dhe ndeshet me peshkaqenët. 

Zee ishte e rrethuar në ujë nga peshkaqenë, kryesisht femra, të cilët janë më të përhapur në Bahamas, dhe një popullsi e madhe peshkaqenësh shtatzënë, pasi është sezoni i çiftëzimit./Burimi:ABC news/ Pershtati: K.H/Syri.net/